Gazetarja e njohur në Durrës bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin e veçantë

19/08/2019 - 14:06

Klodjana Haxhiaj, gazetarja e njohur në Durrës e cila ndër vite ka raportuar ngjarje nga më të ndryshme për qytetin bregdetar, sot ka dhënë lajmin më të bukur që mund t'i ndodhë një femre.

Pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi dhe gazetarja e News 24 është bërë nënë për herë të parë. Ka qenë vetë Haxhiaj, e cila një ditë pasi ka sjellë në jetë vogëlushen e saj  ka ndarë lajmin e mirë përmes një postimi emocionues.

Në postimin e saj, ajo zbulon emrin e veçantë që ka zgjedhur për të bijën, Vivien ndërsa falenderon Zotin për bekimin që i është dhënë familjes.

"Faleminderit Zot, per bekimin qe na dhe! Vivien e zbukuroi jeten tone me ardhjen e saj ne 18 Gusht, ora 10 e 15 paradite. 

Sa njerez te kane pritur me padurim e vogla jone, e jo vetem ne prinderit e tu! Jeta eshte e bukur kur engjejt vijne ne formen e bekimit, te gezimit qe na sjellin! Faleminderit Zot qe me zemergjeresine tende na hap horizonte parajse, fale femjeve qe na dhuron! Na shton pergjegjesine ne te rriturve, qe femijeve tjua bejme jeten te bukur, ashtu sic ata e meritojne! 

Faleminderit shume te gjithe miqve, kolegeve, te afermeve qe me kane uruar, dhe nuk kam mundur dot tju kthej pergjigje.", shkruan në Facebook.

Stafi i "DurrësLajm" i uron jetë të gjatë dhe të bekuar Vivien!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kuzhina e Meghan dhe Harry ndryshon. I hapet drita jeshile shumë ushqimeve që në Buckingham Palace ishin të ndaluara.

Në qendër të vëmendjes së mediave rozë kanë qenë bukuroshja Rike Roçi dhe boksieri Kristi Prenga, të cilët pak kohë më parë u kapën “mat”

Marrëdhëniet janë të ndryshme, por diskutimet midis dy personave janë gjithmonë të pranishme herë pas here ndaj dhe duhet bërë kujdes që

Së fundmi pjesë e mediave turke është bërë aktorja e njohur nga Kosova, Arbnora Ademaj.

Ky kombinim i bërë nga Victoria Beckham po kthehet në modë në këtë vit të ri.

DiCaprio dhe Robert de Niro konfirmojnë se do të luajnë bashkë në të njëjtin film.

Mediat kanë shpërndarë fotot e një pjate shumë të përdorur në Kinë dhe jo vetëm.

Këngëtarja e njohur ka zbuluar se e ka bërë hundën.

Milot Rashica dhe Belkis Kera po bëhen prindër.