Ditët e nxehta të gushtit, aktori i njohur, Gentian Zenelaj po i kalon me familjen e tij.

Së fundmi ai ka ndarë një foto të djalit, i cili duket se ka pasion peshkimin.

“Danielzenelajj më surprizove sot”, ka shkruar Genti krah postimit, ku shfaqet djali me peshkun e zënë në dorë.

Ky fakt i ka surprizuar dhe ndjekësit e Gentit të cilët kanë lënë komente të ndryshme poshtë fotos. Me siguri edhe vetë Zenelaj duhet të jetë shumë krenar për aftësitë e djalit të tij të vogël.