Gjak nga hundët e veshët, pasagjerët lëndohen për shkak të pakujdesisë së pilotëve

20/09/2018 - 12:48

Një pakujdesi e pilotëve ka shkaktuar lëndimin e më shumë se 30 pasagjerëve indianë. Ata pësuan gjakderdhje nga hunda dhe veshët, pasi pilotët harruan të rregullonin presionin e kabinës.

Fluturimi i Jet Airways 9W 697 nga Mumbai në Jaipur u kthye pak pas ngritjes. Avioni Boeing 737, i cili mbante 166 pasagjerë, u ul në mënyrë të sigurt dhe pa shkaktuar probleme serioze. Ministria e Aviacionit ka thënë se ekuipazhi i kabinës është pezulluar nga detyra në pritje të hetimit.

Lalit Gupta, një zyrtar i lartë i aviacionit në Indi, tha për gazetën Hindustan Times se ekuipazhi kishte harruar të aktivizonte mekanizmin që ruan presion e kabinës.

Kompania Jet Airways tha në një deklaratë se fluturimi i së enjtes në mëngjes ishte kthyer  “për shkak të humbjes së presionit në kabinë” dhe kërkonte ndjesë për shqetësimin e shkaktuar ndaj pasagjerëve.

“Avioni B737 me 166 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit u ul në Mumbai, të gjithë udhëtarët zbritën nga avioni në një gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe u dërguan për të marrë ndihmën e parë”, thuhej në deklaratë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një vajzë 7-vjeçare nga India shkoi në polici pasi babai i saj theu premtimin për të bërë një tualet.

Në prag festash, të shumtë mendojnë të udhëtojnë në shtete të ndryshme. Por, ku janë të lirë të udhëtojnë ose jo shqiptarët?

Emri më i kërkuar në Google për të dytin vit rradhazi në Mbretërinë e Bashkuar është "Meghan Markle".

Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e sportit.

Kryeministrja britanike, Theresa May ka telashe me daljen nga Bashkimi Europian, por edhe me daljen nga vet makina e saj.

Bashkëshortja e Ikardit, Vanda Nara, herë pas here i merr vëmendjen kapitenit të Interit me deklaratat e saj.

Bashkëshortja e princit Harry të Anglisë, dukesha e Sussex, Meghan Markle, mbrëmjen e kësaj të hëne u paraqit në ‘Royal Albert Hall’ në L

Në shfaqjen vjetore të "Fashion Awards 2018", supermodelja Kendall Jenner i tejkaloi të gjithë pritjet.

Duke iu përshtatur kulturës vendase, me nje fustan tipik festiv, i kuq me të verdhë, zbukuruar me bizhutë tradicionale, Beyonce ka perfor