Dy gjarpërinj kanë detyruar presidentin e Libisë, George Weah të dalë nga zyra dhe të punojë në banesën e tij private. BBC raporton se dy gjarpërinjtë u gjetën të mërkurën në ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, vendi zyrtar i punës së presidentit.

I gjithë stafi është larguar nga ndërtesa dhe do rikthehen më 22 prill. "Ky vendim është marrë për të larguar zvarranikët dhe rrëshqanorët nga ndërtesa. Ministria e Punëve të Jashtme pret zyrën e presidentit, kështu që bëri një memorandum të brendshëm duke i kërkuar stafit të qëndrojë në shtëpi derisa të pastrojnë ndërtesën.”-tha sekretari për shtyp, Smith Toby.

Zyra e presidentit është zhvendosur në Ministrinë e Punëve të Jashtme, pasi një zjarr në vitin 2006 e dogji rezidencën presidenciale.