Një 50-vjeçare italiane ka gjetur dhe ka kthyer një portofol, që kishte brenda 35 mijë euro. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Monza.

Gruaja e ka gjetur portofolin në një supermarket dhe ia ka dorëzuar kasieres, ndërkohë që kjo e fundit ka njoftuar policinë.

Pas disa orësh, policia është vënë në kontakt me pronarin e portofolit, një sipërmarrës i vogël nga Monza.

Ai ka treguar mes lotëve të gëzimit në polici, se paratë ishin pjesë e kursimeve të tij. Meqë ishte transferuar para ca ditësh në një vilë të izoluar dhe pa sistem alarmi, i mbante paratë me vete, sepse kishte frikë t’i linte në shtëpi.

Por, rrezikoi t’i humbte përgjithmonë…