Trupi i një milioneri nga Britania dhe bashkëshortes së tij tajlandeze janë gjetur në Tajlandën veriore pothuajse një javë pasi policia dyshonte se bëhej fjalë vrasje me pagesë.

Trupat e Alan Hogg dhe Nod Suddaen, të dy të moshës 64 vjeç, u gjetën të varrosur në pronën e tyre në provincën Phrae.

Policia thotë se Hogg, i cili ishte nga Edinburgu, u qëllua për vdekje, ndërsa gruaja e tij u vra me një çekiç.

Tre të dyshuar janë arestuar nga policia. Ata thuhet se janë paguar për të kryer vrasjet nga vëllai i Suddaen, i cili është arrestuar gjithashtu.

"Motivi i vrasjes është konflikt i brendshëm familjar për pronat", tha policia lokale.