Një diamant i rralë ngjyrë blu është zbuluar në Botswana. 'Okavango Blue' është më shumë se 20 karat dhe është zbulimi më i madh i damantit blu të bërë ndonjëerë në vend.

Diamanti tejkalon qartësinë dhe pastërtinë e paraardhësit të tij me famë botërore, Hope Diamond.

Ngjyra e unike blu e ndritshme i atribuohet mineralit të borit, i cili ishte i pranishëm në shkëmbinjtë e oqeaneve kur diamanti u formua rreth 1 deri 3 miliard vjet më parë.

Diamanti në formë ovale u zbulua si gur rreth  41.11 karat. Më pas guri u pre dhe u lëmua duke mbetur vetëm 20.46 karat. Diamantet blu janë jashtëzakonisht të rralla, ata përbëjnë reth 0.02 % të diamanteve të gjetur në miniera.

Botsvana është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të diamanteve, të cilët janë burimi i saj kryesor i të ardhurave dhe përbëjnë rreth 80 për qind të eksporteve të saj.