Këngëtari dhe aktori amerikan Al Matthews është gjetur i vdekur.

Trupi i Al Matthews, i cili kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij në Britani, u zbulua mbrëmjen e së shtunës rreth orës 22.30 në shtëpinë e tij në jug të Spanjës.

"Daily Mail" shkruan se ishte një fqinj i tij ai që e gjeti pa ndjenja dhe thirri policinë, por mjekët konstatuan se Matthews kishte ndërruar jetë në vendngjarje.

75-vjeçari, i cili u shpërngul në Spanjë nga Britania e Madhe disa vite më parë, ishte i njohur për rolin e tij në filmin "Alienët" nga James Cameroon në vitin 1986. Ai gjithashtu performoi në filmin "Superman III" në vitin 1983.

Raportet mjekësore thanë se aktori vuante nga disa sëmundje të rënda dhe nuk kishte shenja dhune në trup.