Një gazetar ka qenë dëshmitar i një momenti të sikletshëm mes Presidentit të Francës Emannuel Macron dhe Zonjës së Parë Brigitte Macron, gjatë vizitës në Francë të Presidentit amerikan Donald Trump dhe bashkëshortes së tij Melania.

Presidenti Macron preku bashkëshorten e tij Brigitte në fundshpinë duke e goditur lehtë. Gazetari Brian Bennet që pa gjithë skenën, thotë se Brigitte mbeti e habitur. Ajo u kthye nga bashkëshorti i saj, e pa e habitur, më pas buzëqeshi dhe vazhduan ecjen.

Në foto tregohet momenti pak sekonda përpara se Macron të bënte gjestin e pahijshëm.