Këngëtarja shqiptare me famë botore, Bebe Rexha, përveç të qenit një femër super e suksesshme në muzikë, preferon që herë pas herë të japë mesazhe dhe këshilla për fansat e saj në rrjetet sociale.

Shqiptarja me origjinë nga Dibra e Madhe i inkurajon ndjekësit e saj që të duan veten dhe trupin e tyre.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe së fundmi, kur nëpërmjet një postimi në Instagram u përpoq që të motivojë fansat, duke iu treguar atyre që të mos bëjnë gjithçka sipas numrave, sepse jeta nuk përcaktohet si e tillë.

“Për të gjithë: Numri i shkallëve që ke ngjitur. Numri prapa postimit tuaj të fundit në Instagram. Numri i miqve që ju keni. Numri i personave me të cilët keni fjetur. Këta numra nuk iu përkufizojnë ju. Ajo që ju përkufizon ju nuk mund të matet”,– shkruan këngëtarja me origjinë shqiptare në llogarinë e saj në rrjetet sociale.