Një tualet prej ari është grabitur nga Pallati Blenheim në Woodstock, Oksfordshire, në Mbretërinë e Bashkuar. Policia tha se hajdutët u futën brenda natës dhe u larguan nga vendi i ngjarjes rreth orës 4:50 në mëngjes të shtunën.

Punimi prej ari, i titulluar “Amerika”, u krijua nga artisti italian Maurizio Cattelan dhe u shfaq për herë të parë në Guggenheim në New York City, NY në 2016.

Tualeti plotësisht funksional – i cili mund të përdorej nga vizitorët- është bërë prej ari 18 karat dhe raportohet se të ketë një vlerë më shumë se 1 milion dollarë.

Në një konferencë për shtyp të shtunën, Inspektori Richard Nicholls tha se një burrë 66-vjeçar është arrestuar në lidhje me këtë incident.

“Për shkak të grabitjes së tualetit në ndërtesë, kjo ka shkaktuar dëme të mëdha dhe përmbytje,” tha Inspektori në deklaratën e policisë.

Pallati Blenheim është vendlindja e ish-kryeministrit britanik Winston Churchill.