Greg Rama, djali i kryeministrit Edi Rama është parë në shkallët e stadiumit, i shoqëruar nga një vajze brune.
Ai ka qenë në stadium për të parë ndeshjen Tirana-Partizani, ndërkohë që në fotot e kapura nga fotografët, Greg dhe vajza misterioze qëndrojnë ulur në krah të njëri-tjetrit me vështrimin nga fusha e gjelbërt.
Kjo foto, ka bërë të shtohen dyshimet e ndjekësve se tashmë djali i kreut të qeverisë është në një lidhje dashurie.
Pas tërmetit të 26 nëntorit, u zbulua se njëra nga vajzat që humbi jetën ishte partnerja e tij. E që prej atij momenti, asnjë detaj tjetër nuk ka qarkulluar në media për jetën e tij private.