Gruaja 126-vjeçare mund COVID-19, i biri tregon sekretin e jetëgjatësisë

24/05/2020 - 09:24

Një grua 126-vjeçare është bërë personi më i vjetër në botë që ka mundur COVID-19, të paktën sipas dokumenteve zyrtare.

Eşe Gebelek jeton në provincën juglindore të Kahramanmaraş në Turqi. Mediat vendase raportojnë se të dhënat personale në pasaportën e saj tregojnë se ajo ka lindur më 1 korrik, 1894. Vetë ajo thotë se nuk ka asnjë ide për moshën e saj të vërtetë.

Më 20 prill ajo u dërgua në spital pasi kishte temperaturë të lartë dhe më vonë u diagnostikua me COVID-19. Megjithatë pas dy javësh, një prej të cilave në terapi intensive, Gebelek u shërua plotësisht.

“Ata u kujdesën për mua, më trajtuan mirë,” tha Gebelek, duke falënderuar mjekët dhe infermierët në spital. Hamdullah Gelebek, fëmija më i vogël i saj, tha se ushqimi organik është sekreti i nënës së tij për një jetë të gjatë.

Ajo ka 13 fëmijë, 83 nipër e mbesa dhe rreth 400 pasardhës, duke llogaritur edhe fëmijët e tyre.

Para Eşe Gebelek, një grua 113-vjeçare në provincën verilindore të Spanjës ishte personi më i vjetër që mundi virusin, sipas të dhënave zyrtare.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shumë e njohin si këngëtare, por Eliza Hoxha është edhe deputete e PDK-së në Kuvendin e Kosovës.

Gratë e forta janë gra që kanë përjetuar vështirësi dhe vuajtje, të cilat duhej të dilnin herët nga mosha e adoleshencës.

Vera, stina e diellit dhe kripës. E takimeve, dashurisë dhe pasionit dhe gjithashtu yjet bëjnë punën e tyre.

Njerëzit që punojnë në distancë mund të kenë shansin të zhvendosen në Barbados për një vit, sipas propozimeve të reja që po marrë në kons

Stephanie Winston Wolkoff, ish-shoqja e Melania Trump ka gati librin e saj që do të titullohet “Melania and me”, me sekrete për zonjën e

A jeni ndër ata që lodheni në përpjekjen më të vogël?

Ndërkohë që kampionati francez është mbyllur përpara kohe për shkak të një vendimi të qeverisë, Paris Saint Germain ka nisur përgatitjet

Dy elefantë bebe, që ushqehen nga e njëjta nënë, janë pikasur në një park kombëtar në Sri Lanka, dhe zyrtarët mendojnë se ta mund të jenë

Një shoqatë italiane e dasmave ka organizuar një manifestim të pazakontë me 15 vajza të veshura me fustane nusërie, të cilat kanë parakal