SHBA – Një grua po përballet me akuza për vrasje, pasi dyshohet se i ka shkaktuar vdekjen të dashurin me gjoksin e saj.

Donna Lange, 51 vjeç, thuhet se i ka përplasur në fytyrë “asetet” e saj të dashurit gjatë një nate, ku ajo dhe disa miq të tyre e kishin tepruar me pijen. Dëshmitarët kanë thënë se Donna e kishte hedhur poshtë në dysheme disa herë gjatë natës partnerin e saj.

Një tjetër dëshmitare, ka thënë se viktima i ishte lutur partneres që ta lejonte të merrte frymë, ndërsa ajo i kishte përplasur gjoksin në fytyrë.

Dëshmitarë të tjerë kanë thënë se viktima mund të ketë pasur një krizë në zemër, por një tjetër e ka mohuar atë. Donna Lange po përballet me akuzën për vrasje të shkallës së dytë.