Gruaja e Schumacher po fsheh të vërtetën?

12/11/2019 - 13:59

Ish-menaxheri i legjendës së Formula 1, Willi Weber thotë se gruaja e Michael Schumacher është duke fshehur të vërtetën për gjendjen e tij shëndetësore.

Gjatë një dokumentari, Weber u shpreh se ai e ka të ndaluar ta shohë, pasi bashkëshortja e tij Corinna shqetësohet se e vërteta për të do të bëhet publike.

"Unë e di se Schumacher është goditur keq, por për fat të keq nuk e di se çfarë përparimi po bën. Fatkeqësisht Corinna më ka ndaluar ta shoh. Ajo ndoshta ka frikë se unë do ta shoh çfarë po ndodh dhe do ta bëj të vërtetën publike. Unë besoj plotësisht në shërimin e Michael sepse e di se ai është një luftëtar. Nëse ka një shans, ai do ta përdorë atë, ky nuk mund të jetë fundi. Unë lutem për të dhe jam i bindur që do ta shohim atë sërish".

Schumacher nuk është parë që nga dëmtimi i tij gati fatal në vitin 2013 në Francë, ku goditi kokën mbi një shkëmb teksa bënte ski. Që nga viti 2014, 7 herë kampioni i botës ka marrë kujdes shëndetësor në shtëpi. 

Kanë kaluar gati 6 vite që kur Schumacher pësoi lëndime të rënda në kokë, teksa ishte duke bërë ski me djalin e tij Mick dhe që nga ajo kohë ai nuk është parë më të shfaqet në publik.

Schumacher kaloi tre muaj në gjendje kome dhe disa vite të tëra kujdes intensiv në shtëpinë e tij në Gland, një qytet zviceran në bregun e Liqenit të Gjenevës.

Gjendja e tij tani duket se u stabilizua dhe në Janar të këtij viti ai u dërgua me helikopter për 50-vjetorin e tij të lindjes në shtëpinë e  tyre të pushimeve në Mallorca.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një nga tregjet më të famshme të Krishtlindjeve në Gjermani paraqiti një tortë, e cila peshonte rreth 4 tonë.

Mund të tingëllojë si gjëja më absurde që keni dëgjuar së fundmi, por po, është e vërtetë: një banane e ngjitur në mur me ngjitës doli në

Një video e David Beckham duke fjetur është vendosur për tu parë në spitalin e Londës, ku edhe ish-futbollisti lindi.

Observatori Evropian Jugor (ESO) ka krijuar një vizualizim të frikshëm dixhital që tregon se çfarë do të ndodhë me Tokën kur planeti ynë

Në disa raste thonë se qentë nuk janë të denjë për njerëzit.

Ende nuk dihet me siguri fati i godinës 6-katëshe, në bulevardin “Dyrrah”, të cilit i është vënë shiriti bllokues që ditën e parë të tërm

Ndonëse nuk i presim me gjallërinë e një viti më parë për shkak të tragjedisë që vendi kaloi më 26 nëntor, festat e fundvitit janë pranë.

Drejtuesi i një automjeti ka shpëtuar për mrekulli kur një mbikalim është shembur dhe e gjitha është kapur nga kamerat e sigurisë.

Edhe pse muaji dhjetor nuk hyri aspak siç donim, bilanci i 51 viktimave të tërmetit duket se fashiti pak magjinë e tij, mos harroni se pë

Pas tradhëtisë që u kthye në kryefjalën e mediave, Khloe Kardashian tregoi në një status në Instagram se është gati të falë ish-partnerin