Gruaja humb kujtesën nga kapsllëku!

30/05/2019 - 19:32

Një grua në Hong Kong humbi më shumë se 10 vjet kujtime nga jeta e saj pasi u shtrëngua shumë fort në tualet. Gruaja, identiteti i së cilës mbetet anonim, pësoi “errësim mendor” për shkak të kapsllëkut.

Sipas asaj që raporton e përditshmja The Sun, gruaja harroi 1 dekadë të jetës për një periudhë kohore prej 8 orësh. Memoria e saj u rikthye gjatë natës në spital, megjithatë ajo nuk mbante mend 8 orët që kaloi në spital.

Neurologu Dr Peng Jiaxiong, duke folur për gazetarët tha se ajo kishte pësuar “amnezi të përkohshme globale”, një gjendje misterioze që çon në humbjen e papritur të kujtesës.

Ndonëse mund të duket e pabesueshme, duke folur për The Sun, Dr Sarah Jarvis tha se teorikisht është e mundur që dikush të humbasë memorien për shkak të shtrëngimit të tepruar në tualet.

“Nëse po shtyn fizikisht shumë fort, mund të ndalosh furnizimin e gjakut në tru. Mund të të ndodhë e njëjta gjë nëse ngre një peshë shumë të rëndë. Në raste tepër të rralla kjo mund të çojë edhe në gjakderdhje brenda trurit, duke shkaktuar një formë goditjeje në tru”,tha Jarvis.

Megjithatë doktoresha tha se humbja e kujtesës në këtë masë ishte diçka e rrallë dhe pohoi se nuk kishte parë një rast të tillë në karrierën e saj 30-vjeçare.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Milica Dabovic, kampione Europe me Serbinë në vitin 2015, ka qenë një nga basketbollistet më të bukura.

Trajnerja e fitness-it, Dorina Mema ishte e ftuar në emisionin "Ftesë në 5" në Top Channel ku foli për lidhjen e veçantë me qenushin e sa

Gjendet trupi i pajetë i aktores Naya Rivera, në një liqen në shtetin amerikan të Kalifornisë.

Shfaqen delfinët në bregdetin e Currilave në Durrës!

Një ngjarje tragji-komike i ka ndodhur një gjermani, i cili kishte zgjedhur të kalonte pushimet në Ulqin.

Zindzi Mandela, vajza e udhëheqësve të Afrikës së Jugut Nelson dhe Winnie Mandela, ka ndërruar jetë papritur në moshën 59-vjeçare.

Ndahet nga jeta Kelly Preston, bashkëshortja e John Travolta.

Një familje e njohur aktorësh në Indi ka rezultuar pozitive nga testi i koronavirusit Covid-19.

Nëse do të ishte gjallë, Princeshë Diana do të ishte sot 59 vjeçe.

Rober Irwin është një figurë e njohur televizive në Britaninë e Madhe.