Gruaja kapet nga burri e fshehur në tavanin e motelit, pas aventurës me djalin e ri

03/12/2020 - 22:19

Disa pamje shokuese janë publikuar së fundmi në rrjet të momenteve kur burri ndjek gruan e tij dhe më pas e kap te fshehur në tavanin e një “moteli dashurie”, pasi e kishte tradhtuar me një djalë më të ri.

Burri nga Filipinet kishte pasur dyshimet e tij teksa e ndjek gruan në një hotel, dhe bashkë me oficerët e policisë e gjejnë atë të fshehur në hapësirën boshe mbi dhomën e gjumit.

Mediat filipinase thonin se burri sapo ishte kthyer në shtëpi pas disa muajsh punë në një impjant detar nafte.

Por në vend që ai të shijonte përgatitjet e festës familjare të Krishtlindjeve u bë dyshues ndaj gruas që i thoshte se punonte disa orë në një zyrë gjatë fundjavave.

Ai vendosi ta ndjekë atë dhe pa që taksia e la atë në një motel ku u takua me një djalë më të ri.

Burri që nuk është emëruar nga mediat, tha: "Nuk dija çfarë të bëja. Mora një shok në telefon për ndihmë dhe më pas morëm policinë”.

Më pas i shoqëruar nga policia ata hynë në hotel dhe stafi u detyrua të hapnin derën e dhomës, pasi tradhëtia bashkëshortore është një shkelje zyrtare kriminale në Filipine.

I dashuri i fshehtë i gruas ishte përpjekur të largohej nga ndërtesa, por ishte ndaluar nga njerëzit e ardhur.

Oficerët u habitën fillimisht pasi nuk gjetën askënd tjetër në dhomë, ku rrobat e gruas ishin të shpërndara përtokë.

Më pas ata dëgjuan një goditje nga tavani i dhomës, kur një këpucë e gruas ra nga një pjese e hapur.

Në pamjet e publikuara tregohen oficerët që tregojnë nga tavani dhe vendosin një shkallë për të hetuar, derisa zbulojnë gruan tradhëtuese të fshehur atje.

Ata e nxitën atë të zbriste, por gruaja kerkonte nje oficere femer.

Pas rreth gjysmë ore negociata oficerët bindën gruan të zbriste, ndërsa ajo dhe i dashuri i saj janë paditur nga bashkëshorti.

Nëse shpallet fajtore ajo përballet me deri në 6 vjet burg për tradhti bashkëshortore.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ditën e djeshme Australia ka festuar ditën kombëtare dhe për këtë arsye mijëra qytetarë kanë mbushur plazhet për të festuar, pa patur fri

Një grua kineze që mori ilaçe anti-inflamatore për të fshehur simptomat e COVID-19 në një fluturim nga SHBA-ja në Kinë marsin e kaluar, u

Financat e shumicës së klubeve të futbollit kanë pësuar tronditje gjatë vitit 2020 për shkak të ndikimit të pandemisë së Koronavirusit, q

Pronari i një bar-kafeje ne Angli befasoi me deklaratat e tij, kur tha se fantazmat që ka në shtëpi e ndihmuan të gjente një derë te fshe

Anthony Fauci është punonjësi më i paguar i qeverisë në Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke tejkaluar kështu edhe vetë presidentin.

Deva Cassel, vajza e Monica Belluccit, është protagoniste në fushatën reklamuese të parfumit më të ri që do lançojë "Dolce & Gabbana"

Ne e kalojmë pjesën më të madhe të jetës sonë (rreth një e treta e saj) duke fjetur.

Një operacion unik në llojin e tij, pothuajse një mrekulli e shkencës do të ndryshojë jetën e një vogëlushi 4-vjeçar përgjithmonë. Një pj