Gruaja mashtron qindra meshkuj, u lë të gjithëve takim në të njëjtin vend (VIDEO)

21/08/2018 - 21:06

   Një grua e quajtur Natasha, mblodhi së bashku dhjetëra meshkuj që i kishte kontaktuar më parë në Tinder.

Natasha që në profilin e saj e përshkruante veten si aktore modele, këngëtare dhe udhëtare i mashtroi të gjithë burrat duke i mbledhur në Union Square në New York. Ajo në fakt i kishte njoftuar për një takim në këtë shesh por ata nuk e dinin çfarë i priste. Kamera dhe qindra spektatorë bënë sehir me eventin e pazakontë.

Natasha rrëmbeu mikrofonin, u ngjit në skenë dhe u tha se ata do të konkurronin me njëri-tjetrin në disa gara. Fituesi do të kishte mundësinë të dilte në një takim të vërtetë me të.

Një nga pjesëmarrësit i quajtur Nikolas tha se Natasha i shtriu meshkujt përtokë dhe i urdhëroi të bënin pompa e më pas të vraponin. Më tej Natasha renditi disa karakteristika që nuk i pëlqen tek meshkujt: “Nëse je nga Puerto Riko dhe mbështet Trump të lutem largohu”, “nëse ke një mjekër të gjatë largohu”. Kërkesat vijuan “Nëse je turist dhe nuk jeton në Amerikë largohu”, “nëse je në një lidhje”, “nëse e ke bezdi që kamera të të filmojë”, “nëse lidhja e fundit përfundoi pasi e dashura i dha fund”, “meshkujt e quajtur Xhimi”, “meshkujt që kërkojnë vetëm seks”, “meshkujt e shkurtër”, “meshkujt me bark, tullacë, duhanpirësit, pijedashësit”.

Amir Pleasants, një tjetër pjesëmarrës tha se Natasha kërkoi të bënin 30 pompa, vrap përreth parkut dhe të mbanin një fjalim në skenë për një minutë. Kjo skenë tërhoqi vëmendje në publik, qytetarët afroheshin tek sheshi të xhironin video, qeshnin dhe talleshin me “fatkeqësinë” e burrave pjesëmarrës. Madje edhe policia u afrua dhe nisi të gajasej kur panë atë që po ndodhte. Eventi u organizua nga Rob Bliss Creative, një kompani virtuale marketingu.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Volejbollistja shqiptare e talentuar, Erblina Bici, vetëm 2 javë më parë, fitoi Kupën e italisë me skuadrën e saj Igor Volley N

Drini Zeqo është një ndër personazhet më simpatikë dhe më të pëlqyer nga femrat, e ndonëse është komentuar shpesh për lidhje dashurie, at

Luana Vjollca ka uruar në një mënyrë shumë të veçantë 11-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Historia që mbylli puntatën e shtatë të programit “Dua të të bëj të lumtur” ishte ajo e dashurisë së Erjonit dhe Emit.

Ju do të keni mundësinë të shijoni një pamje mahnitëse këtë javë, pasi 'super snow moon' e rrallë do shfaqet në qiell gjatë natës.

Eneda Tarifa mbetet prej vitesh një nga këngëtaret më të dashura për publikun, këngët e të cilës janë kthyer në hite dhe i dëgjojnë të gj

Ky është momenti tronditës kur një shtëpi shpërtheu pasi burri që jetonte atje, i vuri flakën teksa brenda saj gjendeshin ai dhe ish-bash

Diego Simeone rinovoi me Atletico Madrid deri në vitin 2022, por ajo që ka zbuluar media spanjolle “AS” është një bombë e vërtetë.Paga e

Meghan Markle do të kthehet në ekranin e madh.

Klaudia Pepa tërheq gjithnjë vëmendjen me postimet në Instagram dhe kështu ndodhi edhe mbrëmjen e djeshme kur për Shën Valentin balerina