14/07/2019 - 19:33
Aktorja e famshme Diane Keaton, tashmë 73 vjeçe, i ka habitur të gjithë teksa ka pranuar në një intervistë për “InStyle” se nuk ka dalë në takim me një mashkull që prej 35 vitesh. E pyetur nëse burrat e ftojnë në takime, Diane u përgjigj:
“Kurrë, në rregull? Le ta sqarojmë që tani, është me rëndësi. S’kam dalë në asnjë takim që prej 35 vitesh. Asnjë takim. Kam plot shokë meshkuj. Kam shumë shokë, por jo takime. Asnjë puçi-puçi.”- u shpreh Keaton.
Megjithatë, aktorja ka pasur disa lidhje romantike me yjet e Hollywood-it si Jack Nicholson, Warren Beatty, Al Pacino apo Woody Allen.
/portali DurresLajm/