Elvana Gjata është e ftuara e radhës sonte në “Xing me Ermalin” në një rrëfim të gjatë dhe të munguar prej vitesh.

Por rikthimi i Elvanës duket se do të ketë më shumë surpriza nga ç’paskemi menduar. Këngëtarja është provokuar nga Kejvina Kthella në program. Ndryshe nga të gjithë konkurrentët e tjerë, Kejvina e pyet drejtpërdrejt Elvanën nëse i pëlqejnë vajzat.

Pasi hyn në studio, Kejvina pyet Elvanën: “Çfarë mendimi ke për vajzat ti? Të pëlqejnë vajzat? Se ti mua po më pëlqen pak si shumë”.

Qyqjaaa”, tha Elvana dhe gati u turpërua nga ky “propozim” i hapur.

Unë jam shumë pro femrës, por jo në atë kuptim që the ti. Më kupton? Kështu që…”, tha Elvana dhe u ngrit papritur për ta puthur Kejvinën duke i lënë të gjithë gojëhapur.

Çfarë mund të ketë ndodhur më shumë se kaq në program? Mbetet për ta parë sonte…