Një grua në SHBA, njoftoi policinë e Athens-Clarke, Atlanta se grabitësit i kishin vjedhur makinën bashkë me foshnjen 11 muajshe brenda.

Gruaja kishte vendosur foshnjën në makinën e parkuar para derës së shtëpisë dhe për një moment kishte hyrë në shtëpi për të marrë diçka. Ky moment është shfrytëzuar nga grabitësit të cilët kanë rrëmbyer makinën.  

Por kur kanë parë që në sediljen e pasme ndodhej foshnja e kanë braktisur makinën disa milje më tutje në një parkim në Oconee County,  në Karolinën Jugore.

Foshnja është gjetur një orë më vonë dhe në një video të publikuar nga policia, efektivët e përqafojnë dhe përpiqen ta mbajnë ngrohtë. Makina ishte vjedhur mbrëmjen e së dielës, kur nëna kishte lënë makinën ndezur dhe ishte futur në shtëpi për të marrë diçka. Hetuesit po shikojnë kamerat për të zbulur se kush ishin hajdutët.