Nuk gjen qetësi mamaja e Nicolo Zanioos, Francesca Costa, e cila pasi është përballur disa herë me sharjet dhe ofendimet e tifozërive të skuadrave të ndryshme në kampionatin italian, këtë herë ka rënë pre e një grabitjeje.

Hajdutët kanë hapur makinën SUV të saj dhe kanë çmontuar dhe grabitur disa prej pjesëve të brendshme, si timonin, sistemin GPS, sistemin audio e pjesë të tjera, ndërsa vetë mamaja e fantazistit postoi foton e mjetit nga brenda.

“Të paktën e duam njëri-tjetrin, pasi në të kundërt do më duhej të shpjegoja disa hapa. Ditë të mbarë për ju që nuk e humbni zakonin për të na bërë surpriza të mirëpritura”, shkruante Francesca Costa në Instagram, në foton me makinën e çmontuar nga brenda.

Më herët, mamaja e fantazistit italian të Romës ka rënë pre e grabitjeve të tjera, pasi një herë i kanë marrë makinën dhe një herë tjetër e kanë grabitur në një autostradë, ndërsa ky ishte rasti i tretë.