Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Hajduti tentoi t'i vidhte biznesin, pronari i ofron një vend pune

06/04/2021 - 18:00

Një pronar restoranti në Georgia ka vendosur të mos ngrejë akuza kundër një hajdut që tentoi të vidhte në pronën e tij dhe në vend të kësaj, ai i ofroi atij një punë.

Carl Wallace u zgjua nga sistemi i alarmit dhe pa në kamerat e sigurisë një burrë me tuta sportive dhe me një kapuç duke përdorur një tullë për të thyer dritaren e restorantit të tij. Burri më pas tentoi të hapte arkën ku vendoseshin paratë dhe pa që nuk kishte asnjë gjë aty.

“Kjo sjellje më bëri të kuptoj se ky djalë nuk po bën një punë të mirë, duhet të ketë rrugë të tjera për të nxjerrë para ky djalë”, u shpreh Wallace.

Ditën që hajduti u fut në biznesin e tij, Wallace festonte 45-vjetorin  e tij dhe shpërndau një foto në rrjetet sociale. Ai postoi dhe numrin personal të telefonit dhe i kërkoi grabitësit që të vinte të bënte një kërkesë për punë.

“Asnjë polici, asnjë pyetje. Le të ulemi dhe të flasim se si mund t’ju ndihmojmë dhe të rregullojmë rrugën në të cilën po ecni", shkroi ai.

Postimi në Facebook është shpërndarë mijëra herë dhe është parë në të gjithë botën. Pronarë të tjerë të bizneseve lokale ranë në kontakt me Wallace dhe ndanë video të marra nga kamerat e sigurisë që tregonin se i njëjti njeri kishte hyrë në pronat e tyre.

Wallace është shprehur se ky është një gjest i mirë nëse i jep dikujt dorën dhe e nxjerr nga një rrugë e gabuar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pak javë më parë u zbulua se moderatorja Eni Vasili është shtatzënë për herë të parë.

Pasi emri i tyre u lakua në media për një sherr të supozuar mes të dyve, dy kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste për qarkun Durr

Familja Mbretërore i dha lamtumirën e fundit dy ditë më parë Princit Philip, i cili ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare.

Kryeministri Edi Rama ka pasur marrëdhënie tepër të ngushtë me gjyshen e tij, e cila ishte tepër e dhënë pas fesë dhe gjatë natës dëgjont

Gjatë intervistës me moderatorin Ardit Gjebrea tek rubrika “Gjysma ime” tek "E Diela Shqiptare", Lulzim Basha ka treguar një bisedë me va

Bashkëshorti i mbretëreshës së Anglisë, Princi Philip, i cili ndërroi jetë në 9 prill, u përcoll dje për në banesën e fundit.

Lulzim dhe Aurela Basha ishin sot në emisionin “E diela shqiptare” në një intervistë ndryshe.

Miliarderja e re, Kim Kardashian, u mburr në rrjetet sociale me një gjerdan të ri diamanti me vlerë deri në 150,000 dollarë.