Në SHBA është hapur të martën kafeneja e parë e kanabisit në Los Angeles, e cila quhet “Lowell Farms: A Cannabis Cafe”.

West Hollywood krijoi tetë licenca për konsumin e kanabisit dhe nga më shumë se 300 aplikantë, Lowell Farms e mori e para dhe kështu klientët do kenë mundësi të tymosin marijuanë në kafene.

Kafja është biznesi i parë në SHBA që pajiset me licencë plotësisht të ligjshme për konsumimin e kanabisit.

Shefja e kuzhinës Andrea Drummer u trajnua në Le Cordon Bleu në Los Angeles. Drummer ka ideuar një meny në Lowell Farms që do jetë posaçërisht për kanabisin.

Gjithashtu Lowell Farms ofron hapësirë jashtë për ata që nuk e konsumojnë kanabisin, ndërsa e gjithë hapësira e brendshme është diznejuar për konsumimin e lëndës narkotike.