Princi Harry dhe Meghan Markle nuk do të përdorin më markën e tyre Sussex Royal, konfirmoi sot zëdhënësja e tyre.

Fjala ‘mbretërore’ do të futet në listën e zezë nga sipërmarrjet e ardhshme të çiftit, pasi ata u tërhoqën nga detyrat e familjes mbretërore, raporton Daily Mail.

Zëdhënësi i tyre tha: Duka dhe Dukeshja janë përqendruar në planet për të krijuar një organizatë të re jofitimprurëse, duke pasur parasysh rregullat specifike të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për përdorimin e fjalës Royal, prandaj është rënë dakord që organizata e tyre jofitimprurëse, kur të shpallet këtë pranverë, nuk do të emërohet Sussex Royal Foundation.