Në më pak se 7 muaj, që kur kanë braktisur titujt zyrtarë dhe Mbretërinë e Bashkuar, Harry dhe Meghan ndërrojnë për herë të tretë vendbanim. Sipas asaj që transmetojnë tabloidet amerikane, duket se kanë lënë Los Angeles për t’u shpërngulur në Santa Barbara.

“Cifti është transferuar në korrik, për të përqafuar një jetë sa më normale”, ka thënë një burim për ‘People’.

Në janar Duka dhe Dukesha e Sussex lanë Britaninë e Madhe për t’u shpërngulur në Kanada, në një vilë luksoze me pamje nga Oqeani Paqësor në Vankuver. Më pas në pranverë, ata u sportuan në Los Angeles, ku Meghan ka është lindur dhe është rritur. Por mesa duket bëhej fjalë për një zgjidhje të përkohshme.

“Edhe pse vila ku ata qëndronin në Beverly Hills, ishte shumë luksoze nuk ishte në stilin e Harry-t”, ka zbuluar një burim tjetër për Page Six.

Prioriteti i Dukëve është të kenë privatësinë dhe mbrojtjen e duhur në një vilë të madhe, rreth 150 km në veri në Los Angeles.

“Çifti është sistemuar në një komunitet ku uron të ketë edhe privatësi nga fqinjët e tyre”, ka shpjeguar burimi për ‘People’.

Mes fqinjëve pranë tyre në shtëpinë e re është edhe Oprah Winfrey dhe Ellen DeGeneres. E para është mikeshe e të dyve dhe ishte prezente edhe në dasmën e çiftit. Ka qenë ndoshta pikërisht këshilla e saj për të zgjedhur këtë vend si banesën e tyre të re. Harry dhe Meghan duan ta rrisin djalin e tyre larg nga zhurma e metropolit dhe thashethemet e mediave.