Një aksident tragjik ajror në Alpet e Zvicrës, i ka marrë jetën familjarëve të kompozitorit anglez, Jonathan Goldstein. Sipas mediave, helikopteri "Piper PA-28 Arrow" në të cilin ndodhej Goldstein bashkë me gruan dhe vajzën, shpërtheu në ajër ndërsa fluturonin drejt Italisë.

Një i afërm i familjes tha: "Ne të gjithë jemi të shkatërruar nga lajmi për vdekjen e Jonathan, Hannah dhe Saskia-s. Ne i donim të gjithë. Ata ishin shumë të lumtur së bashku dhe do t’na mungojnë tmerrësisht shumë".

Një dëshmitar rrëfeu se pa në qiell dy objekte që po merrnin flakë dhe më pas dëgjoi dy shpërthime të fuqishme. Trupat e 3 viktimave u gjetën nga policia zvicerane, ndërkohë nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin e helikopterit. Goldstein drejtoi një kompani të specializuar për të bërë muzikë në reklamat në TV, si dhe kompozoi këngë të zhanrit klasik.