Të paktën 60 banorë të një fshati në Afrikën e Jugut janë dërguar në spital pasi hëngrën nga mishi i një lope që u kafshua nga një kobër helmuese.

Banorët nga Mpoza pranë Tsolo në Kepin Lindor shfaqën simptoma si diarre, të vjella, dhimbje koke dhe dhimbje stomaku.

Kjo erdhi si pasojë e helmit vdekjeprurës të gjarprit, që ishte depozituar në mishin e lopës.

Deri tani 16 fëmijë janë dërguar në spital por nuk dihet ende nëse ndonjë prej të helmuarve është në rrezik për jetën.

Departamenti i shëndetësisë  u ka kërkuar njerëzve që të mos konsumojnë mishin e kafshëve të ngordhura që mund të gjejnë, pasi është shumë e rrezikshme për jetën e tyre.