Një 42-vjeçar në Indi ka gjetur vdekjen në përpjekje për të fituar bastin me një shok. Viktima, Subhash Yada po vizitonte me mikuj e tij zonën e tregut Bibiganj në Uttar Pradesh kur filluan të debatonin.

Për të zgjidhur debatin, ata ranë dakord për një bast 22 paund se kush do ishte i pari që do hante 50 vezë. Yada sapo kishte filluar të hante vezën e 42-të kur u rrëzua pa ndjenja.

42-vjeçari u dërgua në spital, por vdiq vetëm disa orë më vonë. Mjekët thanë se vdekja e tij mund të jetë shkaktuar nga ngrënia e shumë vezëve.