Për këngëtaren Rezarta Shkurta, dita e sotme është një nga më të bukurat, pasi vogëlushja e saj Hera feston ditëlindjen.

E vogla mbushi plot 5 vjeç dhe nuk mund të mungonte urimi i ndjerë i nënës së saj.

“Hera Hoxha, nuk do të doja asgjë më shumë në 5-vjetorin tënd të lindjes… Faleminderit princeshë e vockël që zgjodhe të jemi prindërit e tu, do mundohemi me të gjitha forcat tona të të bëjmë më të lumturën në botë dhe të të mos zhgënjejmë asnjëherë! Të duam në infinit, Mami dhe Babi…”,- përfundon Rezarta në rrjete sociale.