Hillary Clinton ishte në një intervistë me Howard Stern të Mërkurën dhe biseda u zhvendos në disa tema të pazakonta.

Në një moment, Stern e pyeti ish-Sekretaren e Shtetit nëse ajo ishte përfshirë ndonjëherë në një marrëdhënie lesbikesh.

"Kurrë, kurrë, kurrë! Asnjëherë nuk jam tunduar, faleminderit shumë.", u përgjigj shpejt Clinton, sipas Washington Times teksa shtoi se i pëlqejnë burrat.

"Mua në të vërtetë më pëlqejnë burrat,"-tha ndërsa tregon se para se të takohej me Bill Clinton, kurrë nuk kishte probleme të bënte për vete meshkuj.