Kjo foto ka bërë xhiron e botës pas tragjedisë së Las Vegasit.

Stephen Paddock, 64 vjeç, hapi zjarr mbi të pranishmit në një koncert, duke vrarë 58 persona dhe plagosur rreth 500 të tjerë.

Në foton që është komentuar kaq shumë, duket një person që mbron një grua me trupin e tij. Emri i gruas nuk është bërë i ditur, por mësohet se personi që po e mbron me trup është një marins amerikan.

Ai quhet Matthew Cobos dhe tashmë rrjeti po e feston si një hero. Ai jo vetëm mbrojti atë grua, por lëvizte nëpër fushën e mbushur me trupa njerëzish për të lidhur plagë, madje duke u nxjerrë plumbat nga plagët me dorë.

Motra e marinsit ka ndryshuar foton e profilit duke vendosur atë bashkë me vëllanë, ku shkruan: “Heroi im!”