Producenti Steve Golin humbi jetën në moshën 64-vjeçare pas betejës me kancerin. Gazetari i tij konfirmoi se ai vdiq në Los Anxhelos mbrëmjen e së dielës.

Babai dy fëmijëve u diagnostikua me formën e rrallë të kancerit të kockave më shumë se 10 vjet më parë.

Hera e fundit që doli në publik ishte në vitin 2018 te Festivali i Filmit në Toronto.

Në vitin 2016, Steve fitoi një çmim Oscar në filmin "Spotlight", me aktorë kryesorë Michael Keaton, Mark Ruffalo dhe Rachel McAdams.