Në dashuri Luanët janë besnikë dhe kanë nevojë të paparë të marrin të njëjtën gjë për partnerin e tyre. Vëmendja dhe përkushtimi është shumë i rëndësishëm për ta. Është e thjeshtë të bësh xheloz dikë të shenjës së Luanit, të cilët mund të bëhen edhe të pamëshirshëm nëse shohin që partneri i tyre është i përqendruar diku tjetër ku s’është ai.

Virgjëreshat nuk janë vetëm kritike të të tjerëve, por dhe të vetes. Kjo analizë konstante që bëjnë i çon detyrimisht drejt xhelozisë dhe mendimeve të tepruara. Është e thjeshtë për to të bëhen paranojakë apo të imagjinojnë skenare tradhtie.

Gaforret dinë ta fshehin mirë xhelozinë. Nga një lidhje ata kërkojnë siguri, përkëdhelje dhe diçka që përkrah mirë guackën e tyre.

Akrepi është shenja më posesive dhe më xheloze e gjithë zodiakut. Si hetues të mirë që janë, Akrepët janë të fiksuar pas gjërave që mendojnë se u përkasin vetëm atyre. Për ta ndihmuar partnerin e kësaj shenje, tregojini që jeni të devotshëm dhe shfaqini siguri.

Peshqit janë shenja më emocionale kështu që ata mund të bëhen xhelozë fare lehtë në një lidhje. Aq më tepër nëse mendojnë se marrëdhënia e tyre po kërcënohet. Komunikoni dhe kaloni kohë cilësore që ata të qetësohen.