Horror/ Nëna vret djalin dhe e gropos në pyll, sepse përdorte telefonin deri vonë!

07/07/2020 - 22:51

Një grua në Brazil ka mbytur me një jastëk djalin e saj 11-vjeçar, pasi i kishte ardhur në “majë të hundës” përdorimi i telefonit nga ana e tij, deri në orët e vona të natës.

Policia në Brazil, ka publikuar një raport, ku akuzon Alexandra Dougokenski. për vrasjen e djalit të saj, Rafael. Raportohet se gruaja fillimisht nuk e ka pranuar krimin dhe e deklaroi djalin të humbur tek autoritetet. Madje u shfaq aq e prekur emocionalisht, sa që shkroi një poezi për të dhe ia dedikoi me anë të një video në rrjetet sociale.

Mirëpo, pas hetimeve të policisë rezultoi se 33-vjeçarja ishte e implikuar në vrasje dhe kjo u kuptua nga sjellja e saj disi e dyshimtë. Pas insistimit të hetuesve, Alexandra ka rrëfyer të gjithë skenën e vrasjes dhe ka treguar vendin ku kishte fshehur trupin e pajetë të vogëlushit.

Trupi i pajetë i të miturit u gjet i mbështjellë në një çarçaf e qese plastike dhe ishte groposur në pyll, shkruan “Daily Mail”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pasagjerët e një fluturimi nga Nisa në Oslo do të duhet të zbatojnë një karantinë dhjetëditore, për shkak se avioni i tyre zbriti në të n

Këngëtarja e njohur, Manjola Nallbani, njihet jo vetëm për zërin e mrekullueshëm, por edhe pamjen e jashtme, ku shfaqet gjithmonë e kurua

Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Philip rrezikojnë të mbeten të izoluar në rezidencën skoceze në Balmoral, ku ato janë atje prej disa dit

Ish-mbreti i Spanjës Juan Carlos, që ka lënë vendin pas akuzave për korrupsion ndodhet në Abu Dhabi, në një rezidencë të një superhoteli

Prej disa muajsh, pandemia ka pushtuar botën duke krijuar vështirësi dhe probleme të ndryshme.

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama, ka treguar se vuante nga një depresion i një shkalle të ulët për sh

Pasuria e themeluesit të Facebook-ut, Mark Zuckerberg, veçse vjen duke u rritur.

Këngëtarja Aurela Gaçe është duke xhiruar klipin e këngës “Lento Lento” në Vlorë.

Vajza e aktorëve Vincent Cassel dhe Monicca Bellucci është akuzuar së fundmi se ka bërë ndërhyrje kirurgjikale.

Qyteti i Los Anxhelosit ka vendosur të ndëshkojë të gjithë ata që organizojnë festa të mëdha duke mos ndjekur rregullat anti Covid.