Humb jetën 29-vjeçarja shtatzënë, qentë e sulmuan për vdekje

20/11/2019 - 14:25

Një grua shtatzënë është sulmuar për vdekje nga qentë në një pyll në veri të Francës, ku po ndodhte një gjueti.

Elisa Pilarski, 29 vjeçe, e cila raportohej se ishte gjashtë muajshe shtatzënë në kohën e vdekjes, po shëtiste qentë e saj në afërsi të qytetit Villers-Cotterêts, vend ku u zbulua dhe trupi i saj.

Prokurori Frédéric Trinh tha se ajo vdiq pas “disa kafshimeve të qenve në gjymtyrët e sipërme dhe të poshtme dhe kokës”.

Policia tha se ata po kryenin prova mbi 93 qen dhe se kishin hapur një hetim edhe për vrasje.

Testet, duke krahasuar mostrat e ADN-së të freskëta me ato të marra nga Pilarski, do të përpiqen të përcaktojnë se cilat kafshë ishin përgjegjës për sulmin.

Pesë qen që i përkisnin zonjës Pilarski ishin në mesin e atyre që u testuan. Një ekzaminim pas vdekjes tregoi se viktima kishte pësuar kafshime qensh në kokë, në kraharor dhe krahë, duke shkaktuar një hemorragji të rëndë dhe humbje masive të gjakut.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një modele është gjetur e pajetë pranë djalit të saj 2-vjeçar në një plazh gati një javë pasi rezultonin të zhdukur.

Bananja është një frut mjaft i dobishëm si për trupin dhe mendjen tuaj.

Murinjo është padyshim një nga trajnerët më të mirë në botë dhe protagonist si në fushën e blertë, ashtu edhe jashtë saj.

Identifikohet origjina kimike e reagimi fiziologjik ndaj një frike të madhe.

Irina Morozyk, gruaja e futbollistit ukrainas Nikolai, është bërë e famshme me përfshirjen e saj në futboll.

Në vitin 1989, një çift nga Long Island pagoi afërsisht 100 dollarë për blerjen e një garazhi.

Arabia Saudite po planifikon të ndërtojë një qytet-shtet të ri ndërkufitar, të qeverisur nga ligje perëndimore, si pjesë e strategjisë së

Shkrimtarja e njohur për fëmijë, Myzejen Konduri, njëkohësisht edhe Producente e Miss & Mr Durrësit dhe Miss & Mr Turizmi, bashkë

Personazhet e njohur të showbizit kanë dhënë kontributin dhe ndihmën e tyre për personat e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në Shtetet e Bashkuara ndodhet ish-futbollisti dhe kapiteni i kombëtares shqiptare në futboll, Lorik Cana.