Ellis Marsalis Jr., pianist xhazi, mësues dhe patriark i një klani muzikor të Nju Orlins që përfshin djem të interpretuesit të famshëm Wynton dhe Branford, vdiq nga koronavirusi i ri.

Një nga djemtë e 85-vjeçarit, Ellis Marsalis III konfirmoi në një intervistë telefonike me “Associated Press” se vdekja e babait të tij ishte shkaktuar nga virusi që ka “pushtuar” botën.

Ai tha se udhëtoi të dielën nga Baltimore për të qenë me babanë e tij pasi ishte shtruar në spital në Luiziana, ku rastet e infeksionit janë të shumta. Katër nga gjashtë djemtë e patriarkut të xhazit janë muzikantë: Wynton, mjeshtër në trumbetë, është zëdhënësi më i shquar i xhazit në Amerikë, si drejtor artistik i xhazit në “Lincoln Center”, Nju Jork. Branford, saksofonist, drejtoi grupin muzikor të “The Tonight Show” dhe ka bërë turne me Sting. Delfeayo, një trombonist, është producent dhe interpretues i shquar. Dhe Jason, një perkusionist, i cili ka bërë një emër me grupin e tij.

Ellis III, i cila vendosi që muzika nuk ishte “gjëja” e tij, është një fotograf-poet në Baltimore.

Në një deklaratë, kryetari i bashkisë, LaToya Cantrell tha: “Ellis Marsalis ishte një legjendë. Ai ishte prototipi i asaj që duam të themi kur flasim për xhazin e New Orleans. Ai ishte një mësues, një baba dhe një ikonë – dhe fjalët nuk janë të mjaftueshme për të përshkruar artin, gëzimin dhe çudinë që ai i tregoi botës”.