Një burrë ka humbur jeten pasi konsumoi ne nje restorant midhje. Departamenti i Shëndetësisë i Florides tha se viktima 71-vjeçar vdiq dy ditë pas një dreke peshku më 8 korrik në një restorant lokal, shkruajne mediat italiane.

Sipas hulumtimeve, midhjet përmbanin një bakter mishngrënës, të njohur si Vibrio vulnificus, i cili gjendet në frutat e detit të pagatuara mire.

Bakteri rezulton shumë i rrallë dhe mund të shkaktojë vjellje, diarre dhe dhimbje abdominale.

“Ekspozimet ndodhin më së shpeshti gjatë muajve të verës, nga maji deri në tetor, kur uji është më i ngrohtë”, thanë zyrtarët.