Një përdorues i Youtube që i bëri rreng një burri të pastrehë duke i dhënë një biskotë Oreo të mbushur me pastë dhëmbësh, u dënua me 15 muaj burg.

Kanghua Ren nga Spanja, ndryshe i quajtur Reset që u bë i njohur nga videot në Youtube, "shkeli integritetin moral" të viktimës së tij në vitin 2017.

Gjykata gjithashtu vendosi që kanali YouTube i Ren, ReSet, të mbyllet dhe ai nuk do të postojë asnjë video deri në vitin 2024.

Përveç të tjerave, Ren duhet të dëmshpërblejë burrin e pastrehë me 20 mijë euro.

Sipas "New York Times", Ren nuk ka gjasa të shkojë në burg pasi gjykatat spanjolle zakonisht pezullojnë dënimet nën dy vjet për shkelësit e parë që janë shpallur fajtorë për kryerjen e krimeve të dhunshme.

Njeriu i pastrehë u identifikua si Gheorge L, me origjinë nga Rumania, i cili punonte si bari para se të shkonte në Barcelonë.