I del situata nga kontrolli, Ardit Gjebrea duke qeshur: Ju kërkoj ndjesë, nuk më ka ndodhur prej 9 vitesh

24/01/2021 - 19:19

Klitoni dhe Hairi janë bërë pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare për të zgjidhur një çështje që i mundon për rreth 7 vitesh. Hairi është gjyshi i nuses së Klitonit, i cili i ka shitur një tokë për 10 mijë Euro.

Hairi i ka marrë këto para por Klitoni nuk ka as tokën dhe as paratë. Toka ka dalë me probleme dhe Hairi ia ka shitur pavarësisht këtyre problemeve.

Klitoni i kërkon lekët e tij dhe me të drejtë, por Hairi thotë se i ka ngrënë të gjithë lekët dhe nuk ka çfarë t’i japë, madje thotë që t’i harrojë ato lekë.

Eni Çobani: Ore pse i more 10 mijë Euro? Ti të pakten ia kishe marrë gjysmat, si ia more të gjitha?

Hairi: Hë pse ia mora të gjitha? Po kishte para ai, pa mi dha. Kishe para kishe se punove Gjermani e kishte. Ti kisha kërkuar unë, ti të më thuash mua na…

Eni Çobani: Uaa, si borxh i doje?

Hairi: Nuk ke turp të më sillje mua këtu burrin 77 vjeç me nipër, mbesa, çupa me dhëndëruq dhe të më sjellësh ti këtu. Për çfarë më sjell mua këtu që të më bjerë të fiktë, jam me diabet. Jazëk të qoftë.

Ardit Gjebrea: I thotë edhe jazëk (qesh).

Klitoni: Po ti qenke mashtrues, ke gënjyer mbesën tënde, pastaj mua.

Hairi: Thuaj çfarë të duash, unë nuk jam mashtrues, mashtrues je ti dhe maskarenj.

Kliton: Edhe lekët na i more edhe qenkemi maskarenj?

Hairi: Klitonit nuk kam se çfarë i bëj tani, ai nuk ka para fare.

Eni Çobani: Ua po pse, ku i çove?

Hairi: Nuk kam, çfarë t’i jap jetën? Kisha nevojë, hëngra i thonë 7-8 vite

Klitoni: Mos do ca të tjera të të jap?

Hairi: Ke ca ti, të më japësh para? Unë s’kam.

Klitoni: I dashke ë?

Hairi: Nuk kam para unë për t’ja larë borxhin Klitonit.

Eni Çobani: I ke marrë 10 mijë euro dhe ia ke lënë belanë këtij.

Hairi: Me paratë e tij unë mbylla hallet e mia.

Eni Çobani: Pra i mbylle hallet, po hallet e tij kush i lan?

Hairi: Tani hallet e tij i mbyll ajo toka që është në vend, burri luan, toka nuk luan. Sa ka ngrënë ajo tokë dhe do hajë.

Moderatori Ardit Gjebrea gjatë debatit nuk ka mbajtur as të qeshurën për mënyrën se si Hairi po fliste dhe i kërkon falje publikut sepse një gjë e tillë nuk ka ndodhur prej 9 vitesh në “Shihemi në Gjyq”.

Ardit Gjebrea: Kërkoj ndjesë pafund. Ju kërkoj ndjesë, nuk më ka ndodhur në 9 vite që jemi bashkë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Meghan Markle ka hedhur akuza të forta ndaj familjes mbretërore duke thënë se ata nuk dëshironin që djali i saj, Archie të ishte një prin

Një nga këshillat më të përdorura rëndom nga gjyshet dhe nënat fisnike shqiptare është që “zgjohu herët, që ta kesh ditën përpara.”

Reperi Corey Detiege, i njohur si Chucky Trill ka ndërruar jetë në moshën 33-vjeçare pasi u qëllua për vdekje nga një person i paidentifi

CBS do të paguajë rreth shtatë deri në nëntë milionë dollarë për të drejtat e transmetimit të intervistës prej dy orësh, shumë të pritur

Shkënda Lili është një detektive private, e cila investigon çështje të ndryshme sipas kërkesave të klientëve.

Disa njerëz kanë prirjen e natyrshme të qëndrojnë të lumtur dhe pozitivë edhe në situata të tmerrshme, ndërsa të tjerët thjesht vërshojnë

Printimet në dimër janë tendenca më mbreslënëse e sezonit, e cila synon të transformojë stilin tuaj!

Diego Maradona u nda nga jeta në nëntorin e vitit të kaluar për shkak të një arresti kardiak në moshën 60-vjeçare.

Ky është momenti dramatik, kur një fuoristradë e bardhë futet brenda një supermarket në Britani, duke i hedhur blerësit në ajër.

Albatrosi i njohur me emrin ‘Wisdom’ (Dituri), zogu i egër më i moshuar i botës, ka çelur vezën e saj në moshën 70-vjeçare.