I dini kuptimet që fshihen pas zemrave emoji me ngjyra të ndryshme?

16/08/2019 - 08:10

Nëse deri para pak vitesh një foto vlente sa 1000 fjalë tani mund të themi të njëjtën gjë për emojit (figurinat e vogla të verdha dhe jo vetëm) që përshkruajnë çdo emocion apo veprim tonin.

Nga buzëqeshja deri tek ushqimet, ndërtesat apo simbolet nga kultura të ndryshme, duket se sot njerëzit po zëvendësojnë fjalët me emojit ! Por sa të sigurt jeni që këto të fundit i përdorni në situatën e duhur dhe kuptimi është ai që i jepni ju ?

Me siguri një nga emojit tuaj të preferuar është zemra, por si për përdoruesit e Android ashtu dhe iPhonë, ky simbol vjen në ngjyra të ndryshme ndaj Living do të shpjegojë kuptimin e tyre në mënyrë që ju të shmangni çdo keqkuptim (sidomos ata që përdorin zemrën lejla)

Zemra e kuqe

Besojmë se nuk ka nevojë për shumë fjalë, sepse të gjithë e dimë që ky është simboli më romantik. Mesazhi që fshihet pas zemrës së kuqe është i thjeshtë: Dashuri për ju !

Zemra portokalli

Personi që j’ua çon këtë nuk ka asnjë qëllim më shumë me ju! Jeni në rrethin e miqve dhe do të mbeteni aty derisa t’ju vijë një zemër në ngjyrë tjetër.

Zemra e verdhë përcjell pozitivitet dhe përdoret më së shumti mes familjarëve. Pra zemra e verdhë është për të gjitha motrat, mamatë apo gjyshet tona.

Zemra e gjelbërt nuk ka lidhje me njerëzit ambientalistë, por me ata që duan të thyejnë akullin e s’dinë si ta hapin një bisedë. Nëse keni shumë kohë që nuk flisni me një mik apo mikeshë të vjetër, çojini një zemër jeshile dhe shkruani atë që keni për të thënë. Ai emoji do i japë një ngjyrim krejt tjetër bisedës suaj.

Zemra blu është për lidhjet e ngushta shoqërore, por jo vetëm për djemtë ! Ky emoji thotë: Unë ju besoj juve dhe ju dua (por si shok) pra nuk ngatërrohet me ndjenjat e tjera.

Zemra lejla ka dy kuptime: Kaos dhe i eksituar !

Zemra e zezë është simboli i së errtës dhe dashurisë me sakrifica.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kur vendosim të impenjohemi në një marrëdhënie dashurie, duhet të jemi të ndërgjegjshëm se, edhe pa vullnetin tonë, mund të vuajmë ose të

Hong Kongu do t'u dhurojë banorëve të tij një tufë me para që ata ti shpenzojnë ndërkohë që vetë qeveria lokale përpiqet të shpëtojë ekon

Bashkëshortja e nipit të Nexhmije Hoxhës, këngëtarja Rezarta Shkurta ka reaguar me anë të një postimi në Instagram lidhur me ndarjen nga

Xiao Xiao është deklaruar pa koronavirus 17 ditë, pasi ajo lindi me infeksionin viral në spitalin e fëmijëve në Wuhan.

Është zhvilluar dje pasdite në Los Angelos ceremonia e lamtumirës për ish-basketbollistin Kobe Bryant, i ndarë nga jeta në mënyrë tragjik

Modelja shqiptare Keisi Muça, e cila jeton prej kohësh në Seul, ka treguar se si ka shpëtuar nga koronavirusi.

Armando Sadiku dhe Keidi Bare mund të përfundojnë shumë shpejt pjesë e një “reality show” duke luajtur në radhët e skuadrës së Malagas.

Një grua në Wuhan ka rrezikuar jetën e saj duke zbritur nga tetë kate pallati, nga dritarja.

Ndërron jetë në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë, Chitetsu Watanabe, nga Joetsu City i Japonisë.