I doli para Kim Jong Un-it, çfarë i ndodhi më pas fotografit fatkeq

22/03/2019 - 12:17

Askush nuk mund t’i dalë përpara liderit suprem në një distancë të afërt, në të kundërt do të marrë dënimin e merituar. Këtë fat pati edhe një fotograf në Korenë e Veriut, i cili po përpiqej të bënte sa më mirë punën e tij.

Fotografi i identifikuar me emrin Ri, u shkarkua nga detyra pas kësaj ngjarje. Sipas mediave të huaja, fotografi personal i Kim Jong Un doli përpara liderit suprem për vetëm 3 sekonda, duke i bllokuar pamjen me turmën e njerëzve. Akuza ndaj tij është se u pozicionua në një kënd ku aparati mbulonte liderin suprem.

Ai u fajësua gjithashtu edhe për shkeljen e dy rregullave të tjera. E para që ndalon fotografitë në një distancë 2 metra nga lideri Kim Jong Un, dhe e dyta që ndalon fotografitë apo videot të realizohen drejtpërdrejt tij, pra në pozicionin ballor.

Si rezultat, fotografi 47-vjeçar u shkarkua nga puna dhe u përjashtua nga Partia e Punëtorëve të Koresë, duke e bërë automatikisht qytetar të rangut të dytë.

Ky incident ka ndodhur më 10 Mars kur udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un doli në publik gjatë zgjedhjeve, nëse mund të konsiderohen të tilla. Kim Jong Un kishte shkuar në një qendër votimi për të hedhur votën e tij dhe ndaloi përpara turmës kur ndodhi incidenti me fotografin.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë një prej çifteve më të famshme dhe të dashura për publikun shqiptar.

Një vajze të vogël, e cila gjeti një prezervativ të përdorur në ushqimin që kishte blerë në McDonald’s, i është bërë një test STD për të

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth, monarkja me jetëgjatësinë më të madhe në botë, ka festuar të dielën 93-vjetorin e lindjes, d

Atëherë kur ëndrrat e Jolandës ishin bërë thuajse realitet, me një bashkëshort që e kishte zgjedhur vetë dhe dy fëmijë si fryt i dashuris

Skeleti i Ivan Klyucharev-it, 31-vjeçarit të zhdukur 2 vjet më parë e që aspironte të ishte iluzionist, u gjet i prangosur pas një peme n

Një diamant i rralë ngjyrë blu është zbuluar në Botswana.

Tani që ka bërë divorcin me partinë e saj, sepse nuk pranoi të dorëzojë mandatin e deputetit, Rudina Hajdari ka marrë përsipër që të bëjë

52-vjeçari Alberto Vazzoler, një ish-dentist nga San Donà di Piave në tetorin e vitit 2016 fshehu paratë te soba pasi nuk i kishte deklar

Pornostarja Anna Ciriani është mes kandidatëve për zgjedhjet në Parlamentin Europian.