Reperi Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit Stresi është përfshirë në një incident me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Bledi Mane, sipas të cilit në ambientet e jashtme të restorantit të njohur Piazza në Tiranë, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj sapo i shpëtoi një sulmi të dhunshëm.

“Këngëtari i repit i njohur me emrin e artit Stresi i doli para dhe filloi ta godiste me grushta por rojet e sigurisë e kanë mbrojtur kryebashkiakun” shkruan ai.

Kjo ngjarje pason deklaratën poshtëruese të Erion Veliajt i cili ofendoi publikisht në media djemtë shqiptarë duke i etiketuar me fjalën “zdromsa”.

Kësaj deklarate, Stresi në një postim në Instagram i ishte përgjigjur me fyerje ndaj Veliajt.

Sipas Bledi Manes, Policia Bashkiake po sekuestron kamerat e sigurisë së restorantit për të fshehur ngjarjen.