I ftohti ekstrem që ka goditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës javët e fundit nuk ka kursyer as një nga zonat më të njohura turistike, ujëvarën e Niagarës.

E ndodhur në afërsi të kufirit me Kanadanë, ujëvara më e njohur në botë ka ngrirë thuajse plotësisht. Një shfaqje që përsëritet thuajse çdo vit dhe çdo herë i lë pa frymë spektatorët me fat.

Skulpturat nga akulli, malet me dëborë dhe ngjyrat që reflektohen, e bëjnë peizazhin vërtet përrallor.