Qëllon me pushkë drejt një grupi adoleshentësh 12-15 vjeç, që po luanin në rrugë e po bënin zhurmë. Ngjarja ka ndodhur në Itali dhe ka për protagonist një të moshuar, të cilit i “ka ikur” truri nga britmat e tyre dhe për t’i trembur ka qëlluar me pushkë.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka mbetur asnjë i lënduar.

Karabinierët i kanë sekuestruar 67-vjeçarit pushkën me të cilën qëlloi ndaj adoleshentëve, të cilën e mbante me leje.

Gjatë kontrollit në shtëpi, i janë gjetur edhe 4 pushkë të tjera dhe 41 fishekë. Për të gjitha armët ai dispononte leje, por kjo si ka ndaluar karabinierët që t’ia sekuestrojnë të gjitha.