I jepte hamburger falas, kur Ronaldo ishte i varfër, zbulohet “bamirësja”

20/09/2019 - 20:02

Zbulohet bamirësja e cila i jepte Kristiano Ronaldos hamburger falas në vitet kur ky i fundit ishte i varfër dhe praktikisht bashkime disa shokë luteshin për ushqim para restoranteve. Një grua portugeze është identifikuar si një nga personat që kishte ndihmuar futbollsitin në ato vite ku ai pranoi se ishte lutur për ushqim pasi familja ishte në vështirësi të mëdha financiare. Ylli i futbollit, tashmë një nga sportistët më të pasur në botë, në një intervistë të dhënë në Angli lëshoi një apel publik për punonjëset e McDonalds që e kishin ndihmuar me ushqime në ato vite, duke i ftuar në Torino.

Sot, portugezja Paula Leca pranoi për mediat vendase se kishte qenë një nga punonjëset në ato vite. “Ata do të vinin para restorantit tonë dhe kur kishin mbetur hamburger, menaxheri na lejonte ne t’ua jepnim. Një nga ata ishte Kristiano dhe ishte më i turpshmi nga të gjithë. Ndodhte thuajse ccdo natë, gjatë gjithë javës.Ia kisha thënë djalit tim këtë por mendoi se tallesha, pasi nuk kishte mundësi që mamaja e tij t’i kishte dhënë ndonjëherë hamburger Kristiano Ronaldos. Bashkëshorti im e dinte pasi vinte shpesh të më merrte në punë dhe e ka parë atëherë. Fakti që e ka treguar pas kaq shumë vitesh, tregon se sa person i përulur është. Tani të paktën njerëzit e dinë se nuk është një trillim”, tha ajo, duke konfirmuar se do të pranonte me kënaqësi ftesën e Ronaldos.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Padia e këngëtares Besa Kokëdhima ndaj emisionit "Thumb On", është diskutuar në puntatën e sotme, ku të ftuar ishin gazetarët Bledian Kok

Së fundmi ish-lojtari i kombëtares angleze Paul Gascoigne, i njihur për raportin e keq që ka me alkoolin, është futur në një dyqan dhe ka

Një adoleshente në Florida ka humbur jetën nga "sëmundja e puthjes", ose siç njihet ndryshe mononukleoza.

Modelja Xhesika Berberi ishte e ftuar në emisionin "Shiko Kush LUAN" në Top Channel mbrëmjen e të shtunës.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar një hajdut fatkeq, i cili me motor ndalon pranë një banesë për të vjedhur një pako të lënë para derës.

Akademia e bukurisë “Nina Lyxury” në Durrës është solidarizuar më situatën e rëndë në të cilën ndodhet vendi prej të martës së 26 nëntori

Kur vjen fundi i vitit shumë persona shpresojnë që viti pasardhës të jetë më i suksesshëm dhe i mbarë. Çelësi i suksesit për të pasur një

Syzet e kitaristit të grupit të famshëm 'The Beatles’ janë shitur ditën e djeshme në një ankand në Londër më shifër të çmendur.

Edhe pse muaji dhjetor është i mbushur me festa gazmore, jo të gjithë mund të jenë të lumtur. Fundja, dimri është stinë e ashpër.

Duket sikur ka dalë nga një film i James Bond, por koncepti mund edhe të tregojë se e ardhmja e superjahteve është edhe nënujore.