Prezantuesi anglez i “ITV”, Phillip Schofield, ka shokuar publikun me deklaratën e tij vetëm pak orë më parë në Instagram. Megjithëse është i martuar prej 27 vitesh dhe ka dy vajza, Schofield ka pranuar publikisht se është homoseksual

Moderatori tregon se bashkëshortja dhe dy vajzat e tij e kanë ndihmuar të pranojë këtë të vërtetë që e mundon prej kohësh.

“Me forcën dhe me mbështetjen e gruas dhe vajzave të mija, jam pajtuar me faktin se jam homoseksual. Kjo gjë ka shkaktuar shumë biseda në shtëpi. Unë jam martuar me Steph për gati 27 vjet dhe kemi dy vajza të bukura, Molly dhe Ruby. Familja ime më ka mbajtur kaq afër, ata janë përpjekur të më gëzojnë, të më mbysin me dashuri, pavarësisht konfuzioneve të tyre. Megjithatë, ende nuk mund të fle, dhe kam pasur momente të errëta”- ka rrëfyer ndër të tjera moderatori.

Gjithashtu, ai shtoi se fakti që është homoseksual është një arsye më shumë që ai të festojë e të ndihet krenar.