I nxorrën letrën private të të atit, avokatët e Meghan Markle kërkojnë të mbyllin çështjen

20/01/2021 - 12:47

Avokatët e Dukeshës së Sussex, Meghan Markle kanë deklaruar se padia kundër tabloidit "Associated Newspapers" për shkelje të privatësisë nuk ka nevojë të shqyrtohet në gjykatë dhe se kjo e fundit duhet të vendosë në favor të Dukeshës.

Markle ngriti padi ndaj tablodit për shkak se botoi ekstrakte të një letre me shkrim që ajo i dërgoi babait të saj Thomas Markle, në gusht 2018. Ajo deklaroi më pas se botimi i letrës ishte një keqpërdorim i informacionit privat dhe shkelje e të drejtave të autorit.

Gazeta ndërkohë ka argumentuar se Dukesha ishte e gatshme që çështje të tjera private të bëheshin publike nëse i përshtateshin interesave të saj dhe se botimi i disa pjesëve të letrës ishte i justifikuar. Kjo në përgjigje të intervistave që miqtë e saj anonimë kishin dhënë revistës amerikane “People”.

Çështja po shqyrtohet në Gjykatën e Lartë të Londrës nga gjyqtari Mark Warby, i cili sipas avokatëve mbrojtës duhet të japë një gjykim të shkurtër në favor të ish-aktores amerikane.

Ata thanë se vendimi për të botuar letrën ishte një sulm ndaj “jetës private, jetës familjare dhe korrespondencës së Dukeshës”. Gjyqi do të fillonte javën e kaluar, por u shty deri në fund të vitit 2021 për shkak të një arsyeje “konfidenciale”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një turisteje i ka buzëqeshur fati teksa ka qenë duke pritur avionin.

Ndikimi që kanë pasur kufizimet tek të moshuarit ka luajtur një rol pengues në jetën e tyre normale për shkak edhe të brishtësisë fizike

Wanda provokoi edhe një herë ndjekësit me foto nga shtrati.

Mjegulla ka “pushtuar” Durrësin mbrëmjen e sotme.

“E dimë të gjithë si është shtypi britanik dhe ishte pikërisht ai që po shkatërronte shëndetin tim mendor.

Ndër pyetjet e shumta që na mundojnë lidhur me pandeminë Covid-19, nisur nga “kur do të mbarojë e gjitha kjo situatë” apo “edhe për sa ko

1. Ju nuk mund ta llogaritni saktë dritaren tuaj pjellore.

Një e moshuar nga Çekia po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar, Elisabeth ka mbajur një fjalim të rrallë mbi vaksinimin ndaj Covid-19, duke sugjeruar se është egoi

Sonda e Nasës, Perserverance do të nisë kërkimet për shenja jete të mëhershme në Mars, por zbulimi më i ri duket sikur mbështet idenë edh