Vendimi i Komisionit Moral të Federatës së Futbollit të Iranit për të pezulluar për tre muaj nga çdo aktivitet sportiv portierin Mohsen Foruzan ka shkaktuar polemika të shumta në vend.

Portieri, i cili është kapiten i ekipit kombëtar të futbollit dhe që aktualisht luan me skuadrën e Khouneh-be-Khounehed, është ndëshkuar nga komisioni për arsye se gruaja e tij, modelja Nasim Nahali, shfaqet në internet “pa respektuar kodet e moralit islamik”, pa vellon islamike në kokë gjatë një seti fotografik.Kjo gjë, sipas Komisionit Moral, “dëmton imazhin e futbollit dhe te Federatës Iraniane” dhe është e patolerueshme.

Por portieri 29-vjeçar ka bërë të ditur se do ta apelojë vendimin dhe ka falënderuar në të njëjtën kohë tifozët dhe mediat për mbështetjen që i kanë dhënë, në këtë gjykim të pa drejtë. Megjithatë, shanset që Apeli ta kthejë vendimin e parë janë me të vërtetë minimale.