Të gjithë kemi qenë prezentë në situata kur shefi/ja ka një të preferuar. Është frustruese të mos të të njihen meritat, ndërsa dikush tjetër merr të gjithë vëmendjen.

Por ndërsa vëmendja ekstra dhe njohja e meritave ju bën të ndiheni mirë, ka shpesh një çmim që duhet të paguani kur jeni i/e preferuari/ra. Ju mund ta gjeni veten në rrezik në 4 forma:

1-  Duke qenë i preferuari i shefit, kolegët tuaj mund të mërziten me ju për shkak të afërsisë që keni me ‘pushtetin’. Ata mund t’ju shohin si informator, spiun dhe të mos kenë më besim tek ju.

2-  Nëse jeni shumë të lidhur me shefin/en, objektiviteti dhe aftësia juaj për të menduar në mënyrë të pavarur mund të dështojnë dhe krijimtaria juaj do të reduktohet ndjeshëm.

3-  Herët ose vonë ju do ta humbisni statusin e të ‘preferuarit/ës’. Eprorët gjithnjë ndërrojnë të ‘privilegjuar’. Pavarësisht afërsisë që mund të keni sot, shefi/ja nuk është shoku/shoqja juaj.

4-  Të qenurit i preferuari i shefit, mund të prishë qëllimet tuaja për avancime profesionale. Kjo mund të ndodhë kur bosi juaj ju delegon shumë projekte dhe ju lë shumë pak kohë në dispozicion për të bërë punën tuaj.

Ju nuk mund ta mbani kokën ulur dhe të prisni që gjërat t’ju ikin nga duart, por duhet të mbroni reputacionin dhe karrierën tuaj. Më poshtë do të gjeni tre taktika që do t’ju ndihmojnë t’ia dilni mbanë edhe duke qenë në qendër të vëmendjes.

1-  Asnjëherë mos e mbivlerësoni fuqinë tuaj. 

Ruajeni rolin tuaj si një anëtar të grupit, në vend që të veproni si spiuni i bosit dhe mos ndani me shefin informacione që nuk duhet dhe anasjelltas.

2-  Ruani objektivitetin tuaj.

Merrni përsipër punët që ju ngarkon shefi, por ndërveproni edhe me drejtuesit e tjerë dhe mësoni nga njohuritë dhe truket e tyre.

3-  Mbroni karrierën tuaj.

Planifikoni lëvizjet tuaja të radhës për të gjetur një rrugë përmes së cilës mund të zhvilloni marrëdhënien tuaj me drejtuesit e tjerë.

Është gjithmonë e rrezikshme të jesh i afërt me shefin, sepse situata mund të ndryshojë nga një mirëpritje e ngrohtë, tek një distancë e ftohtë.

Zbatoni këto taktika dhe ju do të mbijetoni në mënyrë të suksesshme në një ambient pune, ku keni edhe vëmendjen e shefit/es tuaj. 

R.O.